“Drejt daljes nga tuneli i pandemisë”, Manastirliu: Të ndihmojmë ekipet mjekësore

schedule15:41 - 22 Maj, 2021

schedule 15:41 - 22 Maj, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta e Manastirliu, bë thirrje për kujdes ndaj pandemisë Covid.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Manastirliu thotë se në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i pandemisë, qytetarët nuk duhet të humbasin vigjilencën.

Më tej ajo thekson se pas më shumë se 4 muaj, situata në spitale është tashme kontrolluar dhe se rastet e reja po ulen çdo ditë e më tepër.

Reagimi i plotë:

Mjekët dhe infermierët e spitaleve #Covid vijojnë të shërbejnë me të njëjtin përkushtim e profesionalizëm për çdo pacient që në këto momente ka nevojë për kujdes spitalor.

Pas më shumë se 14 muajsh pandemi, situata në spitale është e kontrolluar, ndërsa rastet e reja të shtrimeve në spital po ulen çdo ditë e më tepër.

Por ka ende nevojë për kujdes, ndaj t’i ndihmojmë së bashku ekipet mjekësore, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i pandemisë.

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!