Drejt Apolonisë antike me rrugë të re

schedule14:07 - 28 Maj, 2018

schedule 14:07 - 28 Maj, 2018

E vetmja rrugë nacionale që lidh Fierin me Semanin dhe Parkun Arkeologjik të Apolonisë ishte gati e pakalueshme. Aktualisht vendorët po ndërhyjnë për ta sistemuar e asfaltuar.

Jo më larg se dy javë më parë, turistët mbesnin në mes të rrugës. Udhëtimi i tyre për në Apolloni dështonte. Të huaj dhe vendas largoheshin pa e parë nga afër qytetin antik.

Më shumë se 20 vjet u deshën që makineritë të mbërrinin në këtë segment. Po ndërhyhet për rikonstruksionin e saj.

Më shumë se kushdo janë gëzuar banorët e Pojanit dhe të Dermenasit. Jo vetëm për rëndësinë e të përditshmes së tyre, por kështu me një rrugë të asafaltuar besojnë se zona e tyre do të vizitohet.

Ky segment është e vetmja lidhëse mes rrugës nacionale Fier-Seman dhe Parkut Arkeologjik të Apollonisë, një ndër pikat turistike më të rëndësishme në vend./abcnews.al