Dredhia e bërë në shtator, Luka Jovic në telashe

schedule11:42 - 13 Tetor, 2019

schedule 11:42 - 13 Tetor, 2019

Luka Jovic është në telashe. Real Madrid pagoi për kartonin e tij rreth 60 milionë euro dhe më pas u mendua huazimi i tij pa nisur ende kampionati. Në Spanjë e kuptuan menjëherë se mund të përballeshin me një dështim dhe shihej si e rrugës që serbi të shkonte në një tjetër ekip.

Gjithsesi në fund nuk ndodhi kështu dhe Jovic në La Liga ka luajtur deri më tani 6 ndeshje (2 titullar). Sulmuesi nuk po arrin të lërë gjurmë, ndërkohë që së fundmi është lënë jashtë edhe nga Serbia. U mendua se kjo ka ndodhur për shkak të minutave të pakta, por arsyeja është tjetër.

Trajneri Ljubisa Rumbakovic e ka dënuar sulmuesin, pasi para ndeshjes me Luksemburg tha se kishte një dëmtim. Diçka të tillë sulmuesi dyshohet ta ketë bërë për shkak se ndaj Portugalisë ishte në stol. Ajo që ndodhi në shtator është konsideruar një ‘dredhi” nga trajneri i Serbisë, i cili nuk ka harruar dhe tashmë e ka dënuar Jovic. /abcnews.al