Ermal Dredha, kryetari i Bashkisë së Vlorës në lidhje direkte për ABC News, e cila po mban në transmetim maratonë gjithë procesin zgjedhor që po zhvillohet në gjithë Shqipërinë, Dredha tha se procesi i votimit në qytetin bregdetar po vazhdon normalisht.
Dredha u bëri thirrje gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë. Ndërkohë që shtoi se “Giro d’Italia” nuk përbën një pengesë për qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre të lirë, pari janë marrë të gjitha masat.
Dredha shtoi se nuk ka pasur një dakortësi nga subjektet e tjera partiake për kërkesën e PS për të zgjatur orarin e votimit në Vlorë.
“Nuk ka pasur konsensus nga subjektet e tjera partiake për kërkesën e PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, kështu që nuk është aprovuar. Unë e shikoj ndryshe, e shikoj pozitive, sepse të paktën sot njerëzit nuk do të shkojnë në plazh sepse rrugët janë të bllokuara, sepse do të dalin të shijojnë garën. Dhe pse jo të shprehin vullnetin e tyre për fëmijët dhe gjithë Shqipërinë. Të gjithë të dalin të votojnë pse jo”, tha Dredha.