Drafti i ministrave të Unionit, Bloomberg: BE do të hapë negociatat me Shqipërinë

schedule14:38 - 30 Shtator, 2019

schedule 14:38 - 30 Shtator, 2019

Bashkimi Evropian mund të autorizojë fillimin e negociatave zyrtare të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 15 tetor i bindur se perspektiva e anëtarësimit në Union do të ndihmonte në përafrimin e mëtejshëm të rajonit të trazuar të Ballkanit drejt Perëndimit. Kështu shkruan agjencia ekonomike e lajmeve Bloomberg.

Bashkimi Evropian ka të ngjarë të autorizojë fillimin e negociatave zyrtare të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin e ardhshëm. Lajmi është bërë publik nga e përditshmja amerikane “Bloomberg”.

“Në dritën e përparimit të arritur në reformat”, mbledhjet e ministrave të Bashkimit Evropian në Luksemburg në 15 tetor do të vendosin “të hapin negociatat e pranimit” me qeveritë në Tiranë dhe Shkup, sipas një draf-komunikate të tyre që ka qarkulluar të Premten dhe është parë nga Bloomberg.”

Ndërsa formulimi mund të ndryshojë ende, një draft i mëparshëm, i parë gjithashtu nga Bloomberg, nuk përfshin rekomandimin për të filluar bisedimet-shkruan Agjencia e lajmeve Bloomberg, sipas të cilës një shtytje e ngjashme për të hapur negociatat e anëtarësimit dështoi në qershor, pasi vende si Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka refuzuan. BE është e lodhur nga dështimi i disa kombeve të Europës Lindore që iu bashkuan bllokut në vitin 2004 për shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Prandaj sot ata janë të kujdesshëm të pranojnë anëtarët e rinj në klubin më të madh tregtar në botë, ku njerëzit, mallrat dhe shërbimet mund të lëvizin lirshëm”-shkruan Bloomberg. /ABC News Albania 24/7