DPT: 18, 890 të rinj të punësuar në Qershor – Gusht

schedule13:27 - 8 Gusht, 2018

schedule 13:27 - 8 Gusht, 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar të dhënat mbi numrin e të punësuarëve, por edhe subjekteve që nuk kanë deklaruar punonjësit e tyre. Numrin më të madh të të punësuarëve për sezonin turistik e zë Bashkia Durrës.

Rreth 18.900 të rinj janë punësuar gjatë periudhës 22 qershor-6 gusht. Të dhënat e fundit janë publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Këto shifra i përkasin Drejtorive Rajonale Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, dhe Sarandë, ku zhvillohet kryesisht aktiviteti i turizmit dhe reflektojnë punën e përditshme, që administrata tatimore po bën për të ndërgjegjësuar të gjitha subjektet që operojnë në këto zona, në lidhje me detyrimet ligjore.

Drejtoria me numrin më të lartë të punësimeve të reja është e ajo e Durrësit me 7,657, e ndjekur nga Vlora me 4,200 të punësuar,  Saranda me 2,641, Shkodra me 2,238 dhe në fund  Lezha me 2,154 të punësuar të rinj.

Sipas drejtorisë së përgjithshme të tatimeve nuk janë ndalur kontrollet ndaj tatim paguesëve që të përmbushin detyrimet e e tyre. Si rezultat janë konstatuar rreth 370 tatimpagues me punonjës të padeklaruar, të cilët u përfshinë në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Thirrja i drejtohet çdo të punësuari që të denoncojë raste të mospagesave të kontributeve për punën e kryer, si dhe tatimpaguesit që të përmbushin detyrimet në mënyrë korrekte. /abcnews.al