Dovedan: Nuk them asgjë për gjykimin, sot na mungoi vetëm goli!

schedule19:19 - 28 Qershor, 2020

schedule 19:19 - 28 Qershor, 2020

Trajneri i Bylisit, Vejlko Dovedan, foli menjëherë pas humbjes 1-0 kundër Kukësit në “Elbasan Arena”. Strategu i ballshiotëve, tha për Supersport se skuadra e tij dha 100%, por për fat të keq, i mungoi vetëm finalizimi.

Gjithashtu, Dovedan nuk pranoi të flasë për rastet e kontestuara. “Sot kemi luajtur me sa kishim mundësi, me 100%, por për fat të keq, mungoi goli.

Arbitrimi? Nuk mund të them asgjë nëse nuk e shoh në televizor përsëritjen. Ne sot kërkonim vetëm fitoren sot. Jo vetëm sot, por çdo ndeshje ku luajmë synojmë vetëm fitoren”, u shpreh Dovedan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!