Mijëra dosje të pashqyrtuara dhe mungesa e ambienteve po zvarrisin çështjet në Gjykatën e Fierit.
Kreu i gjykatës, Noel Veizi e cilësoi “çnjerëzore” ngarkesën e gjyqtarëve, ndërsa pranoi se mungesa e sallave të gjykimit po sjell drejtësi të vonuar.
Aktualisht mbi 2800 çështje presin prej vitesh nisjen e procesit gjyqësor, ndërsa organika funksionon me vetëm 14 gjyqtarë nga 21 të parashikuar.
Më të prekurat mbeten dosjet civile, të cilat vazhdojnë të zvarriten pa afat.


