Është shtyrë seanca gjyqësore për dosjen “Veliaj”, në të cilën pritej që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të paraqiste pretencën për të pandehurit që kanë zgjedhur të gjykohen me procedurë të shkurtuar.
Në këtë proces janë të përfshirë disa të pandehur, sikurse kryebashkiaku Erion Veliaj, për të cilët SPAK pritej të jepte konkluzionet përfundimtare dhe kërkesat përkatëse lidhur me masën e dënimit.
Seanca e radhës do mbahet më datë 3 qershor.
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025. Ndaj kryebashkiakut janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Për rastet e dyshuara të korrupsionit, Prokuroria e Posaçme thotë se ai ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga disa kompani të cilat kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë./abcnews.al


