Dosja “Tahiri-Habilaj”, mistri italian nuk komenton

schedule18:40 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 18:40 - 12 Dhjetor, 2017

Ministri italian i Drejtësisë nuk ka pranuar të komentojë mbi çështjen Tahiri, por ka thënë se shkëmbimi i informacionit mes Italisë e Shqipërisë është i shkëlqyer. Andrea Orlando ndodhet në Tiranë ku ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando, nuk pranoi të komentojë mbi dosjen “Tahiri-Habilaj”, apo vendimin e Krimeve të Rënda për ndalimin e daljes nga vendit të ish-ministrit të Brendshëm.

“Nuk komentoj veprimet e magjistraturës italiane, imagjinoni nëse mund ta bëj këtë me vendimet e magjistraturës shqiptare. Detyra jonë është që shkëmbimet midis magjstraturave të zhvillohen në formën më të mirë dhe jo të gjykojmë në vend të gjyqtarëve dhe hetimet në vend të prokurorëve. Shkëmbimi i informacionit është i shkelqyer dhe niveli i bashkëpunimit mes dy vendeve është në nivele shumë të mira”.

Në Ministrinë e Drejtësisë, zyrtari italian dhe homolgia e tij shqiptare, Etilda Gjonaj, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi mes dy ministrive përkatëse. Ministja e Drejtësisë tha se memorandumi forcon bashkëpunimin mes dy vendeve në zbatimin e reformës në drejtësi.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, i pyetur në lidhje me një datë për hapjen e negociatave të antarësimit të Shqipërisë në BE, Orlando u përgjigj:

“Nuk na takon ne të caktojmë datë, por ekzistojnë të gjitha parakushtet per çeljen e këtij procesi”.

Memorandumi i nënshkruar nga Orlando dhe Gjonaj parashikon rritjen e bashkëpunimit mes dy ministrive në fushën e legjislacionit, në gjyqësor e fusha të tjera nën juridiksionin e tyre./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!