Dosja “Metamorfoza”, GJKKO shpall vendimin për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj.
Pëllumb Gjoka dënohet me 9 vite burg, ulet 1/3, zbret në 6 vite, burg i sigurisë së lartë. Gjoka është shpallur fajtor për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e shtetasve Kleanthi Musabelli, Dorjan Duli dhe Ibrahim Lici.
Ndërkohë Gjoka është shpallur i pafajshëm për akuzën e ‘armëmbajtjes pa leje’. Ai gjithashtu është shpallur fajtor për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për korrupsion aktiv të funksionarëve të sistemit të drejtësisë.
Ndërkohë ish-shefi i Policisë, Ardit Hasanbegaj, është shpallur fajtor për sigurim kushtesh për vrasjen e Dorjan Dulit dhe Ibrahim Licit, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Ai është dënuar me 7.6 vite burg. Ndërkohë për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet me 1/3 dhe ai do të duhet të vuajë 5 vite burg, në një burg të sigurisë së lartë. Po ashtu atij i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, bashkë me disa të pandehur të tjerë po gjykohen me procudurë të zakonshme në një dosje tjetër të “metamorfozës” për vrasjen e Gjin Ndojit, i njohur dhe me mbiemrin Boriçi.



