Dosja “Habilaj”/ Prokuroria kërkon shtyerjen e hetimeve me 90 ditë për Tahirin

schedule14:02 - 14 Korrik, 2018

schedule 14:02 - 14 Korrik, 2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur me tre muaj të tjerë afatet hetimore për ish ministrin e Brendshem Saimir Tahiri. Afatet për Tahirin përfundonin më 17 korrik. Mësohet se kjo shtyrje e re, diktohet nga pritja e letërporosive që organi i akuzës ka dërguar jashtë vendit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar zgjatjen edhe me tre muaj të tjerë hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Kjo është hera e tretë që organi i akuzës kërkohet shtyerje të afateve, pasi prokurorët janë ende në pritje të letërporosive të dërguara më herët në vendet fqinje, si Itali, Greqi e Mali i Zi. Tahiri po hetohet në kuadër të dosjes ‘Habilaj’ dhe afati përfundonte më 17 korrik, ndërsa tashmë kanë kërkuar zgjatjen e afatet edhe me 90 ditë të tjera.

Kërkesa për shtyerje të afateve të prokurorisë, argumentohet me faktin se ka derguar tre leterporosi te reja drejt italise. Dy janë derguar në qershor dhe një në korrik. Prokurorët e dosjes ‘Tahiri’ do të shkojnë në Itali për të rimarrë në pyetje të pandehurit e tjerë mes tyre ai që cilësohet si koka e bandës së trafikut të drogës Shqipëri-Itali, Moisi Habilaj.

Ish-ministri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka kryer korrupsion në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj i përfshirë në trafikun e kanabisit dhe armëve nga Shqipëria drejt Italisë.

Aktualisht hetimet për Tahirin po zhvillohen në gjendje të lirë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi dy vendimet e Shkallës së Parë, atë të ‘arrestit shtëpiak’ dhe bllokimin e pasaportës për ish-ministrin e Brendshëm. Po këto dy vendimi që ishin kundër prokurorisë, organi i akuzës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe është në pritje të kësaj të fundit se çfarë do të vendosë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!