Dosja 339, Xhaferraj: Po topi i gazetës “Bild”, do vazhdojë të qëndrojë në ajër?

schedule20:44 - 4 Qershor, 2020

schedule 20:44 - 4 Qershor, 2020

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferraj ka ngritur sot pyetjen se në çfarë faze janë hetimet për vjedhjen e votave në Durrës dhe Shijak.

Xhaferraj i referohet pikërisht dosjes 339 të hapur pas publikimit në gazetën gjermane Bild ku u dëshmua vjedhja e votave përmes përgjimeve.

Ai ka përdorur një shprehje të përdorur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për “topin”, pra fatin e shqiptarëve.

“Një pyetje kisha për zonjën Ambasadore: Po topi i gazetës “Bild”, do vazhdojë të qëndrojë në ajër?”, shkruan Xhaferraj. /abcnews.al