Përfundon seanca gjyqësore për dosjen 184 në gjykatën e shkallës së parë Dibër.
Seanca në ngarkim të ish zyrtarëve të akuzuar Robert Aga, ish shef i komisariatit Dibër, Drini Gjeci ish drejtor i arsimit, Nuri Meda ish-administrator i Tominit, Hasan Hoti ish-administrator i Lurës.
Seanca e sotme u mbyll dhe u vendos që dosja të kalojë për gjykim, raporton gazetarja Glidona Daci.
Avokati i palës paditëse (PD) tha para mediave se gjykata nuk dha drejtësi. Nuk u pranua kërkesa e jonë për përjashtimin e gjyqtarit Xhevdet Lika. Gjykata vendosi rrëzimin e ankimit të PD për shtetasit Korab Lala, Arben Keshi, Dionis Imeraj, Afrim Mikli, Bekim Krashi.
Gjyqtari Xhevdet Lika edhe pse një Magjistrant i ri dështoi të bëjë drejtësi dhe u bë palë me prokurorin për ti vënë kapak me ngutje kësaj dosje duke legjitimuar veprimet e paligjshme të prokurorit . Fakti që gjyqtari Lika dhe prokurori po nguten për ta mbyllur këtë dosje është më kriminale se sa vetë vepra që ato kanë kryer.
“Nuk e kuptojmë se si një gjyqtar i ri bëhet palë me e një sistemi të kalbur që vijon të mos japë drejtësi.”
Avokati Sefa tha se çështja do të apelohet sot në gjykatën e apelit Tiranë. /abcnews.al/