Doshi tek krimet, dështon seanca e parë

schedule10:44 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 10:44 - 29 Dhjetor, 2017

Gjykata për Krimet e Rënda e ka nisur me shtyrje procesin gjyqësor ndaj deputetit Tom Doshi. Bëhet fjalë për gjykimin e dosjes penale ku Doshi akuzohet për “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë”. Shkak i shtyrjes së seancës të së premtes u bë mosparaqitja e prokurorit në sallën e gjyqit. Nga ana tjetër edhe Doshi kishte zgjedhur të mos paraqitej, por ai përfaqësohej me avokat.  Ky procedim penal u zhvendos tek Krimet e Rënda nga Gjykata e Lartë, e cila në nëntor 2017 shpalli moskompetencë.

Sipas prokurorisë, deputeti Tom Doshi nuk ka deklaruar disa transaksione financiare të kryer prej tij në harkun kohor 2005-2017./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!