Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dorëzohet Vlora Hyseni/ Ish-kreu i SHISH u shoqërua nga Morina drejt banesës se saj në Tiranë

schedule20:03 - 22 Shtator, 2026

schedule 20:03 - 22 Shtator, 2026

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, iu vetëdorëzua autoriteteve shqiptare në pikën kufitare të Vërmicës, në Morinë. Ajo ndodhej në territorin kosovar, ndërsa në vazhdim u mor në dorëzim nga autoritetet shqiptare dhe u shoqërua drejt banesës së saj në Tiranë. Ndaj saj u ekzekutuan dy masat e sigurisë, “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra”.

Gjykata e Posaçme firmosi dy masat e sigurisë për Hysenin, “pezullim nga detyra” dhe “arrest shtëpie”, si person që dyshohet nga SPAK se ka përkrahur një autor krimi dhe ka nxjerrë sekrete shtetërore.

Operacioni i Prokurorisë lidhet me fraksionin e ndarë për abuzimet me tenderat e AKSHI-t, çështje që po hetohet nga dy prokurorë.

Ndërkaq, dy masa shtrënguese “arrest në burg” u ekzekutuan nga Policia e Shtetit për Fatjon Kallucin, shef laboratori shkencor i Policisë, si dhe për Embro Suljemanin, administrator i një lokali në Durrës.

Përveç masave të sigurisë, shkalla e parë e gjyqësorit firmosi edhe disa masa kontrolli. Agjentët e BKH-së zbarkuan mëngjesin e së martës në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Ky i fundit, pas kontrolleve, u shoqërua në SPAK për të dhënë deklarime në cilësinë e personit që ka dijeni. Kontrolle ka pasur edhe në ambiente të tjera, si dhe në zonën e Shkozetit në Durrës, me qëllim sekuestrimin e sendeve apo materialeve që mund të jenë me vlerë për hetimin që po kryen SPAK.

Për aferën e AKSHI-t po hetohen dhjetëra persona, mes të cilëve dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të dy të arrestuar, si dhe ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe një grup biznesmenësh të tjerë të akuzuar për vepra të rënda penale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!