Më në fund është dorëzuar edhe Turqia. Autoritetet vendase kanë vendosur të pezullojnë kampionatin e futbollit si pasojë e rritjes së personave të infektuar me COVID-19. Përveç futbollit janë ndërprerë edhe kampionatet e basketbollit dhe volejbollit.
Turqia ishte ndër të paktat shtete ku sporti nuk u frenua. Fundjavën e kaluar u luajtën ndeshjet e Superligës dhe divizionit të dytë në futboll, por pa praninë e tifozëve. Gjendja në vend është përkeqësuar dhe tani janë marrë masa mbrojtëse kundër koronavirusit. /abcnews.al