Dorëhiqet drejtoresha e Hipotekës së Vlorës dhe zv/drejtori, shkak dosja e një prone në Jalë

schedule15:47 - 8 Tetor, 2019

schedule 15:47 - 8 Tetor, 2019

Pas gati një muaj në detyrë ka dhënë dorëheqjen drejtoresha e Hipotekës së Vlorës Elona Hodaj, bashkë me të edhe zv. drejtori Krenar Xhemali. Largimet janë motivuar prej tyre për arsye personale, por ABC News ka mësuar se shkaku është dosja e një prone në Jalë.

Elona Hodaj është titullari i tretë i Agjensisë Rajonale të Kadastrës së Vlorës që jep dorëheqjen brenda  një muaji.

Për të njëjtën arsye, dosjen e një prone në Jalë. Së bashku me Hodaj dorëheqjen e ka dhënë këtë të martë edhe zv/drejtori i këtij institucioni Krenar Xhemali.

Pronësia e truallit ne fjale është fituar me vendim të formës së prerë të gjykatës se Apelit në Vlorë më dt. 12.2. 2019 nga katër bashkëpronar familja Gjoka, Jahaj, Xhyheri dhe Kaporaj.

Gjatë procesit është vërtetuar se personat  të cilët pretendonin të njëtin truall, në jale kishin depozituar dokumente të fallasifikuara pronësie.  Ndaj pas shpalljes së vendimit të formës së prerë, ASHK ka regjistruar pronën. Gjithsesj bëhet fjalë për një tokë rreth 1.6 hektarë.

Ngërci është krijuar kur pala tjetër e cila pretendon pronësinë e saj,  në masë mbi 70 % të pronës është ndërtuar edhe një objekt , ndërsa me një vendim të gjykatës së lartë nr 246 dt 23.04.2019  është kërkuar bllokimi provizor i pasurisë tashmë të rregjistruar.  Deri më tani janë larguar tre drejtorë nga të cilët për shkak të presioneve të situatës, janë dorëhequr me motivacionin e arsyeve personale.

Ndërkohë avokati i bashkpronarëve Geron Gunbardhi,shoqëruar edhe nga pronari i ligjshëm Kristo Gjoka  kanë bërë një kallëzim penal në prokurorin e rrethit gjyqësor Vlorë,ndaj personave ,të cilët pretendojne te marrin pronen.

Ndërkohë një padi penale është ngriture dhe ndaj zv/drejtorit të kadastrës Taulant Canameti ,i cili ëhstë deleguar nga Tirana.

Pala akuzuese kërkon zbardhjen e të vërtetës për pronën në Jale.

Gazetar i ABC News: Elton Nika

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!