“Dorëheqja e Alibeajt, akt civil”, Çollaku: Kushti për t’u ringritur? Reflektim pse ramë! Askush nuk është pa përgjegjësi

schedule13:23 - 18 Maj, 2023

schedule 13:23 - 18 Maj, 2023

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë me ABC News, situatën në PD, humbjen e thellë në zgjedhje si edhe dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i partisë.

“Qoftë grupi parlamentar qoftë pozicioni i drejtuesit duhet të rikuperohen nga dorëheqja e Alibeaj. Ne sot kemi patur nje konsultë, po mendojmë për një zgjidhje oportune. Nuk ka një emërim për Salianjin, grupi po merret me këtë procedurë po diskutojmë disa opsione. Nuk ka ende një kryetar grupi.

Partia do të hyjë në një proces zgjedhor, për periudhën e mbetur presim një mbledhje të kryesisë për të parë si do shkohet më tej drejtimi i partisë pas dorëheqjes së Alibeajt. Presim një mbledhje të kryesisë, cështje pranie të anëtarëve për shkak të angazhimit nëpër rrethe. Më së shumti drejtimi i partisë do përcaktohet në mbledhjen e ardhshme të kryesisë” – u shpreh Çollaku, ndërsa vlerësoi aktin e dorëheqjes nga Alibeaj.

“Për Alibeajn e mësova nga media, e vlerësoj si akt, shumë civil. Shkon në një lloj kontradikte me kulturën tonë politike. Nuk është dorëheqja fundi i botës. Askush nga ne nuk e dinte. Alibeaj mori përgjegjësinë kryesore, në pritshmërinë tonë për rezultatin electoral. Nuk duhet të cuditemi, është një sfidë shumë e mirë si standard për t’u vendosur. Është e kotë t’i vijmë rrotull e të mos shohim me sy realitetin, opozita ka rënë ka pësuar një humbje të hidhur, shumë të dhimbshe. Garancia për t’u ringritur është pse ra. Ne e dinim ca kishim përballë, nuk është hera e parë që ballafaqohemi me makinerinë Rama. Duhtë të shohim cfarë nuk funksionon që ky mekanizëm rrëzon opozitën në mënyrë dramatic. Kushti i parë për t’u ringritur është pse kemi rënë, duhet një reflektim. Pres ta bëjnë të gjithë, askush nuk është pa përgjegjësi për gjithë sa ka ndodhur. Pres që kjo ngjarje mos jetë e izoluar te Alibeaj. Kemi cdo mundësi për t’u ringritur.” u shpreh ndër të tjera Çollaku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!