Dorëheqja dhe mesazhet e Sajmir Tahirit në Byro Politike

schedule09:49 - 5 Maj, 2018

schedule 09:49 - 5 Maj, 2018

Dorëheqja e beftë e ish-minsitrit të Brendshëm Sajmir Tahiri ka qenë në fokus të bisedës në studion e Byro Politike të Juli Xhokaxhi me gazetarët, Alfred Lela, drejtor i Politiki.al, Mentor Kikia, kryeredaktor i Klan Plus, Afred Peza gazetar dhe Armand Bajrami gazetar i ABC News.

Për Lelën dorëzimi i mandatit të Deputetit të Tahirit ishte një akt i detyruar dhe i vonuar.

“Nuk ishte dhe aq e papritur, ishte një fund i pritur që erdhi vonë. Tahiri u përpoq që ta paraqiste si akt njerëzor,  por si akt politik është i vonuar, nuk është i vullnetshëm. Duhet të gjente kohën e duhur, tani është në fund, është një akt i detyruar”.

Duke e konsideruar një veprim qesharak të shtyrë nga presioni ndërkombëtar, , Kikia tha se ky akt duhej bërë me kohë.

“Nëse ka apo jo marrëveshje me Ramën e dinë ata të dy dhe këtë do e provojnë zhvillimet e mëvonshme. Mori konotacionet e një ngjarjeje historike që në fakt është një akt që duhej bërë më kohë. Është absolutisht presioni ndërkombëtar. Tahiri duhet ta kishte dorëzuar mandatin që në fillim. Dorëzimi i mandati është qesharak”.

Alfred Peza dorëzimin e mandatit të Tahirit e lexon si një individ politik i zhgënjyer nga palët

“Nëse e lexojmë me vëmendje tekstin, formën e përmbatjen dukej një individ politik i zhgënjyer nga palët ku i bëri bashkë të gjithë kundër vetes. Kishte dhe nje dimesion populist, ku aleancën tentoi ta zhvendoste te opinioni publik dhe qytetarët. Ishte një tekst i njeriu të lënë vetem, i mirëmenduar, kishte emocion. Ai kuptoi që ishte në syrin e ciklonit dhe ishte bërë rrufepritësja e gjithë kësaj situate dhe dje ai e shkëputi spinën nga vetja për të çliruar veten nga kjo situatë”.

Gazetari Armand Bajrami ka folur për hetimin e Prokurorisë ndaj Tahirit, i cili dyshohet se është i përfshirë në trafik droge./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!