“Dora ime është e shtrirë”, Rama: Nëse doni marrëveshje do ta keni, por me dialog

schedule21:34 - 30 Qershor, 2019

schedule 21:34 - 30 Qershor, 2019

Gjatë një konference për mediat pas përfundimit të procesit zgjedhor, kryeministri Rama deklaroi se nëse opozita do marrëveshje do ta ketë atë, por ajo mund të ndërtohet vetëm me anë të dialogut.

Gjithashtu ai i bëri thirrje opozitës që të bashkohet punës për reformën zgjedhore. Ndërkohë për sa i përket reformës në drejtësi deklaroi se nuk do të bëjë asnjë pazar për të mbrojtur politikanët, qoftë të djathtë apo të majtë.

“Dua të jem shumë i qartë qysh sot me ta nëse duan paqe politike, paqe do të kenë dhe paqja mund të fillojë duke u tërhequr pak e nga pak, por në mënyrë të dukshme nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj.

Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë dhe marrëveshje mund të ndërtohet vetëm me dialog, pa kushte dhe me shprehjen pa ngurrim të vullnetit për t’u angazhuar të gjithë bashkarish për çeljen e negociatave me BE-në. Vendimi i KiE nuk është në dorën tonë  edhe sikur të vemi kujën të gjithë bashkë, por pa diskutim mund të bëjmë më shumë në favor të çeljes së negociatave nëse kujën e brendshme nuk e bëjmë punë të jashtme.

Dora ime është e shtrirë, reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe me atë joparlamentare. Kjo fundit ka një karrige bosh në komisionin e reformës dhe është e mirëpritur të ulet bashkë me të drejtën e vetos. Ndërsa Reforma në drejtësi jo nuk negociohet, as dikutohet, vetëm mbështet. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se unë nuk kam as disponimin minimal për asnjë pazar politik për të ndenjurat e politikanëve dhe për asnjë lloj marrëveshjeje për të penguar drejtësinë që të merret me zullumet e kujtdo qoftë djathtas apo majtas”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!