Dopingu ndëshkon Shqipërinë, europiani i peshëngritjes nuk do mbahet në Tiranë

schedule19:30 - 22 Janar, 2018

schedule 19:30 - 22 Janar, 2018

Duket se nuk do të zhvillohet në Tiranë kampionati Europian i Peshëngritjes i planifikuar për në fund të Marsit. Për shkak të problemeve të krijuara në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes pas skandalit të dopingut, ku u përfshi Romela Begaj, Federata Europiane, propozon të gjendet një zgjidhje tjeter.

Dopingu ndëshkon Shqipërinë. Problemet e krijuara në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes pas skandalit me kampionen e botes Romela Begaj, e bëjnë të pamundur organizimin e Europianit të peshëngritjes që të mbahej nga 26 Marsi deri më 1 Prill i këtij viti në Tiranë.

Të paktën kështu thotë njoftimi i Federatës Europiane i bërë publik të hënën, ku propozohet si zgjidhje gjetja e një vendi tjetër organizator ose shtyrja e aktivitetit për t’i dhënë më tepër kohë vendit mikpritës.

Romela Begaj rezultoi pozitive në kontrollin e parë antidoping pas garës së botërorit të zhvilluar në dhjetor. Kjo solli dorëheqjen e Elez Gjozës nga drejtimi i Federatës dhe komandimin provizor të Gudar Beqirajt, emri i të cilit u kundërshtohet nga një grup sportistësh e trainerësh që kërkojnë zgjedhje të parakohshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!