Teuta ka fituar me rezultatin 1-3 në transfertë përballë Flamurtarit. Një dopietë nga Emiliano Vila dhe një supergol i Sherif Kallakut kanë mjaftuar që djemtë e Edi Martinit të marrin tri pikët e radhës. Pas fitores ndaj Partizanit, ekipi durrsak ruan ecurinë pozitive dhe merr një tjetër fitore.
Flamurtari me shumë probleme nuk arriti të bëjë më shumë se të shënojë një gol në këtë sfidë. Andi Ribaj në minutën e 89-të shënoi golin e vetëm për kuqezinjutë vlonjatë, që vazhdojnë të jenë në vendin e fundit në renditje, me vetëm gjashtë pikë.
Dy golat e shënuar nga Emiliano Vila ishin të parët me fanellën e Teutës këtë sezon, ndërsa Sherif Kallaku i shtoi një tjetër “perlë” koleksionit të tij të golave fantastikë. Me këtë triumf, Teuta ngjitet në vendin e pestë, në kuotën e 28 pikëvë, po aq sa kanë Partizani dhe Tirana./abcnews.al
Kategoria Superiore
Flamurtari – Teuta 1-3
Ribaj 89′ / Vila 31′ 48′, Kallaku 65′
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Deliaj (Qarri 73’), Muçollari, Rrapaj, K. Nebihu, Vrapi, Hoxhaj, Ribaj, Vatnikaj (Haruni 46’). Trajner: Luan Birçe
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, L. Vila (Kalaja 69’), E. Vila, Nikac. Trajner: Edi Martini
Kartonë të verdhë: Ribaj 16, Gocaj 21’, Vatnikaj 35’, Qarri 90’ / Aleksi 25’, Hoxha 38’