Donnaruma: Provedel më “frymëzoi”, dua të shënoj në Champions

schedule21:36 - 28 Shtator, 2023

schedule 21:36 - 28 Shtator, 2023

Gianlugi Donnarumma ëndërron një gol si ai i mikut të tij te Lazio, Ivan Provedel. Ky i fundit shënoi në limitet e ndeshjes së Champions League teksa shmangu humbjen e Lazios përballë Atletico Madrid.

Një arritje e veçantë dhe e rrallë për një portier, eksperiencë që tashmë pretendon ta përsërisë edhe Donnarumma me Paris Saint-Germain, të paktën kështu është shprehur për mediat.

“Lazio e nisi shumë mirë eksperiencën në Champions League duke marrë një barazim përballë Atletico Madrid. Aty shënoi miku im Provedel. Shpresoj që diçka e tillë të më ndodhë edhe mua një ditë. Më shkruajti kunati sapo Provedel shënoi dhe më tha se donte që edhe unë të bëja gol.

Do të ishte diçka e bukur dhe kam nisur ta ëndërroj një moment të tillë, edhe pse kjo do të thotë se skuadra ime do të ishte në humbje në atë moment. Fitorja e skuadrës vjen para së gjithave, por ndoshta një ditë do të shënoj edhe unë”,- u shpreh Donnarumma.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!