Donnaruma: Gjithmonë tifoz i Milanit, askush s’më tremb më shumë se ky lojtar

schedule22:35 - 26 March, 2020

schedule22:35 - 26 March, 2020

Rinovimi me Gianluigi Donnaruma do të jetë tema më e nxehtë dhe delikate për Milanin në merkaton e verës. Portierit të talentuar i përfundon kontrata me klubin e zemrës në verën e vitit 2021 dhe mungesa e rinovimit përkthehet shitje e tij në fund të këtij sezoni.

21-vjeçari ka konfirmuar dashurinë e tij për Milanin në një bisedë me fansat në rrjetet sociale dhe zbulon sulmuesin më të frikshëm. Për këtë nuk ka dyshime dhe ai është Cristiano Ronaldo, ylli i Juventusit.

Ngjyrat kuqezi kanë një rëndësi të madhe për mua, jam rritur këtu. Kam qenë gjithmonë tifoz i Milanit dhe do të jap gjithçka për këtë fanellë. Objektivi i parë është, gjithmonë nëse kthehemi të luajmë, të ngjitemi sa më shumë në renditje.

Në aspektin personal dua të jap gjithmonë maksimumin dhe të pësoj sa më pak gola. Lojtari më i rrezikshëm me të cilin jam përballur? Kam luajtur kundër sulmuesve të mëdhenj, por Ronaldo më ka frikësuar më shumë se të gjithë”, përfundon “gardiani” i kuqezinjve. /abcnews.al