Donacion i BE-së: Kosova mori sot mbi 3000 vaksina Pfizer, të mërkurën pasojnë 38,400 të tjera

schedule21:48 - 10 Maj, 2021

schedule 21:48 - 10 Maj, 2021

Në Kosovë kanë mbërritur mbrëmjen e së hënës mbi tri mijë doza të vaksinës Pfizer, donacion i Bashkimit Evropian. Kurse, Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se të mërkurën do të arrijnë edhe 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca në kuadër të aleancës COVAX.

Kujtojmë se javën e kaluar Kosova priti 4,680 doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer me të cilat po vaksinohen personelet shëndetësore.

Ndërsa, nëpërmjet përmes programit COVAX, Kosova në muajin mars ka marrë 24 mijë vaksina të prodhuara nga AstraZeneca. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!