Në mesin e spekulimeve se mes Era Istrefit dhe Don Xhonit mund të ketë diçka më shumë, ka ardhur dhe reagimi i ish të dashurës ruse, Ariana Lirey. Modelja ruse dhe reperi shqiptar, romanca e të cilëve përfundoi disa muaj më parë, janë komentuar shumë për shkak të përplasjeve në rrjete sociale.
Së fundmi, modelja është pyetur nga ndjekësit se çfarë mendon për videon ku Don Xhoni shihet duke puthur Erën në koncert. Reperi dhe Era po këndonin duetin e tyre kur ai e puthi në skenë. “Ai është ish-i im dhe mund të bëjë çfarë të dojë”, ka shkruar modelja ruse për ish të dashurin e saj.
/abcnews.al