Dominimi nuk mjafton, Juventusi i falet një autogoli kundër Fiorentinës

schedule22:58 - 2 Mars, 2022

schedule 22:58 - 2 Mars, 2022

Fiorentina nuk e meritonte, por në fund u mund nga Juventusi 1-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Gjithçka e vendosi një autogol në shtesë, nga Venuti.

Skuadra e Italiano dominoi dhe me anë të Ikone mund të kishte shënuar dy herë në pjesën e parë të ndeshjes, por nuk ia doli.

Sottil në fundin e ndeshjes gjithashtu rrezikoi për Fiorentinën, por Juventusi e mbajti portën të paprekur. Në minutën e dytë shtesë i buzëqeshi fati, kur Venuti realizoi autogol. / abcnews.al