“Dola pozitiv me COVID”, Manchester City humbet goleadorin kryesor

schedule16:29 - 21 Janar, 2021

schedule 16:29 - 21 Janar, 2021

Sergio Aguero ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sulmuesi i Manchester City u fut në karantinë ditë më parë, prej faktit që kishte qenë në kontakt me një person pozitiv.

Argjentinasi nuk i ka shpëtuar dot infektimit, lajm që e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku flet edhe rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Hyra në izolim prej një kontakti që kisha me një person pozitiv. Edhe unë kam dalë pozitiv me Covid-19. Kam disa simptoma dhe tani do të ndjek udhëzimet e mjekëve për t’u shëruar“, deklaron “El Kun”.

 

Sergio Aguero

Goleadori 32-vjeçar ka humbur në këtë mënyrë përballjet me Cheltenham Town në FA Cup dhe atë kundër WBA në Premier League. /abcnews.al