Dokumenti sekret: Pjesa më e madhe e të arratisurve spiunuan për Sigurimin e Shtetit

schedule16:49 - 19 Shkurt, 2020

schedule 16:49 - 19 Shkurt, 2020

Presioni dhe shtypja e sistemit diktatorial detyroi të arratiseshin për arsye politike mijëra shqiptarë drejt vendeve të Europës dhe në Amerikë.

Kryeatarja e autoritetit të dosjeve, Gentiana Sula thotë se bazuar në dokumenta emigracioni politik kap shifrën e 14. 500 persona, ku dominonin zonat kufitare.

” Janë 14.500 persona të arratisur nga fillimi i viteve 44 deri në ’90, janë 998 persona që janë të vrarë në kufi. E rëndësishme është që edhe me amistinë e vitit 59′ shumë pak shqiptarë u riatdhesuan sepse nuk kishin besim te sistemi”, u shpreh Sula.

Ndërsa studiuesi Gjon Borici hedh dritë mbi përpjekjen e sigurimit të shtetit për të vënë nën kontroll emigracionin politik, ku ka fakte që shteti shqiptar sipas studiuesit paguanteshuma marramendëse.

“Janë shpenzuar shuma marrëmendëse për të rekrutuar, ndjekur dhe survejuar”, tha ai.

Historian Boriçi thotë se pjesa më e madhe e emigracionit politik u detyrua nga presioni për familjarët që të bashkëpunonte me sigurimin e shtetit. Bashkëpunimi më i madh ka ndodhur kryesisht me vendet fqinje sipas tij.

Boriçi citon një dokument sekret, ku deklarata e një drejtuesi politik  shqiptar në Kombet e Bashkuara, se kampi i Tepelenës është ngritur për familjarët e të arratisurve, shtyn anëtarsimin e Shqipërisë për në OKB.

“Kam gjetur një raport shumë sekret që do ta bëj publik. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë i asaj kohe, Behar Shtylla është shprehur se kampi i Himarës dhe Tepelenës ishte ndërtuar posaçërisht për familjarët e personave të arratisur që ishin kundërshtarë kryesor të regjimit politik”, tha ai.

Gjon Rodovani është një prej 4785 personave të cilët u laguan me ambasadat e 1990, me një qëllim të vetëm të përmbushte ëndrrën e tij pë tu bërë arkitekt.

“Përmbusha jo vetëm ëndrrën time, por detyrimin tim sepse talentet që natyra na i fal, jemi të detyruar ti vendosim në shërbim të tjerëve”, tha ai.

Historian i cili është konsultuar me dokumente sekrete thotë se për fat të keq emigracioni politik ishte i pa organizuar dhe pa një strategji konkrete.

“Me shumë trishtim them se emigracioni politik shqiptar ka qenë i paorganizuar”, tha më tej ai.

Për herë të parë u prezantuan edhe dokumenta dhe fotografi të personave të arratisur për shkaqe politike  nga viti 1944-1990. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!