Dokumenti për hetim ndaj Veliajt në media, Daci: SPAK duhet të ketë një reagim të shpejtë ndaj vetvetes

schedule20:59 - 22 Maj, 2024

schedule 20:59 - 22 Maj, 2024

TIRANË- Një pjesë e portaleve kanë publikuar disa materiale, që sipas tyre, SPAK ka nisur një hetim pasurie për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe familjarëve të tij, por sa e ligjshme është kjo praktikë?

Avokati Jordan Daci, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se dalja e produkteve të hetimit në publik para se të njoftohet personi nën hetim, duhet të jetë sinjal që SPAK të ketë një reagim të fortë ndaj veprimtarisë së vet.

Diskutimi në studio:

Sokol Balla: Disa portale, të cilat shquhen se janë afër opozitës dhe armiqësore sidomos me bashkinë e Tiranës, kanë nxjerrë detaje nga dosja hetimore mbi pasurinë e Erion Veliaj dhe të afërmeve të vij, bashkëshortes, vëllait dhe nënës së tij. Debati që këtu është hapur nga disa media që janë më miqësore me bashkinë e Tiranës është: A është kjo e ligjshme, ose a mund të nisë një hetim pasuror pa u njoftuar personi në fjalë ? Si është, sepse ju jeni jurist dhe dini më mirë, pasi të paktën nga informacionet që kam unë pasi ne kemi pyetur në Bashkinë e Tiranës, që personi në fjalë, që presupozohet i hetuar nga këto portale, pra Erion Veliaj, nuk ka dijeni për këto gjëra?

Jordan Daci: Sigurisht, dalja e produkteve të hetimit pa o njohur vetë i zoti përpara, sikur po ndodh edhe në raste të tjera është një gjë që SPAK duhet të ketë një reagim të shpejtë ndaj vetvetes, nuk është vetë çështja e Veliaj apo dhe të tjerëve, por nuk është normale që aty ku është sekreti më i madh hetimor del menjëherë sekreti hetimor. Vetë SPAK ua jep ato. Mundësia është, nuk përjashtohet dhe subjektet ta kenë marrë dhe ta kenë zgjedh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!