“Dokumenti me propozimin për Asociacionin”/ Rama: Kontribut për të vazhduar para me dialogun

schedule11:52 - 8 Qershor, 2023

schedule 11:52 - 8 Qershor, 2023

Kryeministri Edi Rama thotë se propozimi i tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, është kontribut për të vazhduar para me dialogun Prishtinë-Beograd.

Në një konferencë për mediat nga Kryeministria, Rama u shpreh se Kosova dhe Serbia nuk po dakordësohen për hartimin e një dokumenti për Asociacionin.

“Unë nuk thashë amerikanët dhe Bashkimi Evropian. Unë thashë janë ekspertë të pavarur, të cilët kanë pnunuar bashkarisht, për të dhënë një kontribut. Dhe ajo që unë kam bërë, është thjesht që këtë kontribut, ta kthej në një mundësi për dialogun. Pastaj, aty, e dinë vetë të gjithë ata që marrin pjesë në dialog, se çfarë marrin, se çfarë nuk marrin, çfarë konsiderojnë pozitive, çfarë jo dhe sa e marrin në konsideratë.

Por ky është një kontribut është i domosdoshëm në kushtet kur, të dyja palët që duhet të bëjnë këtë punë, akoma nuk merren vesh se kush duhet ta bëjë këtë punë. Ndërkohë që për Kosovën është jetike, që të dalë nga ky qorrsokak dhe patjetër të finalizojë procesin që mundëson njohjen e ndërsjellë dhe mundëson çlirimin përfundimtar të Kosovës edhe nga pengesat e natyrës legale, në raport me një pjesë të Evropës dhe botës që nuk e njeh si republikë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!