DOKUMENTI/ Apeli i Posaçëm zbardh vendimin, ku gaboi prokuroria me Saimir Tahirin

schedule13:41 - 28 Korrik, 2020

schedule 13:41 - 28 Korrik, 2020

Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, pasi ai u dënua për një vepër, për të cilin nuk është akuzuar.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbardhur vendimin dhe ka argumentuar se gjykata e shkallës së parë e ka dënuar Saimir Tahirin për shpërdorim detyre, vepër për të cilin nuk është hetuar.

Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, Prokuroria është kontradiktore në konstatimet e saj, pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për “kultivim narkotikësh”.

Po ashtu thuhet ndër të tjera se Tahirit dhe Jaeld Çelës nuk iu dha mundësia të mbroheshin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

“Megjithëse nuk u provua përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që marrëdhëniet mes të pandehurit Saimir Tahiri dhe të pandehurit në procedim të lidhur Moisi Habilaj të kenë qenë në nivelin e bashkëpunimit për kryerjen e trafikimit të narkotikëve gjykata vërën situata të pashpjegueshme plotësisht nisur nga funksioni publik i rëndësishëm i ministrit të Brendshëm që ka mbajtur i pandehuri Saimir Tahiri, në periudhën respektive, të cilat nuk gjejnë argumentim e dalin tej kuadrit të marrëdhënieve të farefisnisë së largët që ka pohuar vetë i pandehuri”, thuhet në dokument.

Sakaq Gjykata e ka cilësuar si jopërfundimtar vendimin që është marrë në Katania të Italisë, dhe se vendimi i gjyqësorit italian nuk tregon domosdoshmërisht pafajësinë e Tahirit në Shqipëri.

Tashmë çështja e Saimir Tahirit pas 3 vitesh do të rikthehet për rigjykim nga fillimi teksa ish- ministri e ka cilësuar si të padrejtë këtë vendim dhe një zvarritje të qëllimshme.

 

/abcnews.al