Pamje qe jemi mesuar t’i shohim shpesh ne protestat e organizuara nga opozita.
Per gati 3 ore ajo qe u pa nuk ishte gje tjeter vecse molotove, flake dhe dhune. Ndodhi ajo qe nuk ishte pare ndonjehere ne mbi 30 vite demokraci, madje as ne trazirat e ’97-es, protestuesit sulmuan seline e PS dhe dogjen fotografine e kryeministrit Rama.
Nuk mungoi as dhuna e ushtruar ndaj policise, molotovi u hodh ne kembet e efektiveve, ku mbeten te plagosur 10 prej tyre. Pa lendime nuk mbeten as nga rradhet e protestuesve, ku dy prej tyre u derguan ne spital.
U duk si nje proteste pa nje skenar pasi u nis duke hedhur molotov te kryeministria dhe vijoji duke shkaterruar gjithcka qe u dilte para. E kryesuar nga Bardhi e Noka protestuesit nuk lane pa demtuar as fasaden e ministrise see brendshme, pasi qëndruan për disa minuta protestuesit u zhvendosen drejt Bashkisë së Tiranës ku hodhën dhe atje bomba molotovë dhe u përplasën me policinë.
Më pas protestuesit marshuan drejt godinës së parlamentit. Gjatë gjithë rrugës dogjën stacione autobusesh, kazane mbeturinash dhe thyen xhamat e reklamave.
Protesta perfundoi aty ku dhe nisi, ne seline blu, por pa kuptuar cili ishte misioni i saj./abcnews.al