Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në lagjen “Kongresi i Permetit”, në Shkodër, ku iu vu zjarri dy automjeteve.
Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar vëllezër, Elvis Serraj, Klevis Serraj të dyshuar si autorë të zjarrvënies. Ndërkohë është identifikuar dhe shpallur në kërkim porositësi për djegien e makinave.
Sekuestrohen veshjet dhe biçikleta e përdorur gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri automatik dhe një sasi lende narkotike kanabis.
Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 18 aparate celular.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/