Dodik: Të gjithë mercenarët nga BiH që po luftojnë në Ukrainë duhet të ndëshkohen

schedule23:14 - 23 Prill, 2022

schedule 23:14 - 23 Prill, 2022

Anëtari serb i Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, deklaroi në Banja Luka se të gjithë mercenarët nga Bosnja dhe Hercegovina që po luftojnë në Ukrainë duhet të ndëshkohen. Megjithatë, ai tha se nuk ishte i informuar se ka shtetas të BiH që po luftojnë në Ukrainë, duke shtuar se ekziston një ligj që ndalon largimin e qytetarëve në fushat e huaja të betejës.

“Natyrisht, kjo është bërë në fshehtësi, jashtë institucioneve dhe kushdo që kthehet duhet të ndëshkohet sipas ligjit aktual,” u tha Dodik gazetarëve pas një takimi me peshkopin e Banja Lukës Jefrem.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se 167 shtetas të BeH janë në mesin e mercenarëve që luftojnë në anën e Ukrainës.

Ata deklaruan se nga ai numër 17 prej tyre janë kthyer në shtëpi, ndërsa 24 kanë vdekur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!