Dodik: KFOR-i nuk garanton sigurinë e serbëve në Kosovë

schedule17:04 - 30 Maj, 2023

schedule 17:04 - 30 Maj, 2023

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi se prania e pjesëtarëve të KFOR-it nuk garanton sigurinë e popullit serb në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dodik u shpreh se reagimi i KFOR-it ndaj serbëve është krejtësisht i papërshtatshëm.

“Reagimi krejtësisht i papërshtatshëm i pjesëtarëve të KFOR-it ndaj popullit serb që po mbron të drejtën e tij për të jetuar në Kosovë. Sjellja e tyre tregon se prania e tyre nuk garanton sigurinë e popullit serb”, shkroi Dodik në Twitter.

Ai vlerësoi se përgjegjës për situatën aktuale në veri të Kosovës janë vetëm përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët, siç theksoi, krijojnë zgjidhje të paqëndrueshme duke mos respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet e nënshkruara.

“Republika Srpska i jep mbështetje të plotë popullit tonë në kërkesat e tyre për t’u siguruar atyre një jetë normale dhe paqësore,” tha Dodik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!