Aleati i Putinit në Ballkan, Milorad Dodik, ka lëshuar mbledhjen e presidencës boshnjake, pasi dy anëtarët tjerë të presidencës, s’e miratuan kërkesën e tij që Bosnja të deklarohet neutrale ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Anëtarët boshnjakë dhe kroatë s’kanë dashur që ta diskutojnë sërish pozicionin e Bosnjës për situatën në Ukrainë pasi Dodik kërkoi që Bosnja e Hercegovina të mbetet neutrale ndaj pushtimit të Rusisë mbi Ukrainën, shkruajnë mediat vendase.
“Në fillim të seancës së Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe marrjen e qëndrimit të Presidencës së BeH-së lidhur me situatën në Ukrainë” thuhet në media. Ndërkohë Dodik ka kërkuar që Bosnja të marrë pozicion neutral./Express