Dobi “i shkel syrin” Teutës: Dua ta nxjerr kampione edhe si trajner

schedule16:51 - 9 Prill, 2020

schedule 16:51 - 9 Prill, 2020

Enkelejd Dobi, ish-lojtar i Teutës, kampion në kampionatin shqiptar, tashmë drejton një skuadër në futbollin Poloni. Në emisionin “Fan Zone” në Supersport, ai e tha hapur se do donte të drejtonte ish-skuadrën e tij. Fillimisht ai foli për situatën e vështirë.

“Është një situatë e vështirë. Unë kam prindërit në Durrës, të moshuar. Situata ishte edhe më e rëndë, pasi atje ra edhe tërmeti dhe prindërit u detyruan të gjejnë një shtëpi me qira. Fatmirësisht janë të shëndetshëm dhe mundohen të izolohen”.

“Teuta? Në këtë moment ka gjëra më të rëndësishme. Normal tani kemi kohë të mendojmë. Mendojmë edhe gjëra që nuk duken. Janë parë gjëra edhe më të rënda dhe do i e kalojmë. Duhet solidaritet. Normal çdo plagë lë kujtimet e veta. Sa i takon Teutës, zemra rreh për atë ekip dhe për qytetin. Kam qenë kampion si lojtar dhe kam dëshirë të dal edhe si trajner. Njeriu duhet të ketë qëllime e dëshira”.

“Nuk vjen një ekip si Teuta atëherë, nuk ka dy Ardian Abazi, Dobi, Kapllani e të tjerë e të tjerë, që duhet t’i përmendim. Në futboll nuk ka dy lojtarë njësoj dhe të ketë dy skuadra njësoj. Kam lexuar dhe e shpreh shpesh, nuk ka trajnerë të mirë e këqij, por të suksesshëm dhe jo të suksesshëm. Ajo ndeshje me Partizanin na ka lënë një plagë të pashërueshme. Ishte ndeshja e fundit.

Edhe me barazimin nuk dilnim kampion, na duhej fitore. Përgjegjësia ishte mbi ne, ndoshta nuk e mbajtëm presionin në atë ndeshje. Ishim nga fillimi në fund ishim lider dhe kjo na ka ngelë peng. Megjithatë ka diçka në jetë: unë nuk humb, ose fitoj, ose mësoj. Normal do bëjmë gabime, edhe tani do bëj. Kam akoma për të mësuar dhe mundohemi t;i eliminojmë gabimet e bëra në të shkuarën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!