DURRËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama, tha se hotelet nuk kanë deklaruar në mënyrë transparente deklarimet për dhomat e zëna, gjatë sezonit turistik.
Ai theksoi se investimet për ngritjen e hoteleve cilësore duhet të vazhdojnë pasi në këtë mënyrë i përgjigjen kërkesës dhe tregut.
“Deklarimet tuaja për dhomat e zëna nuk e pasqyrojnë realitetin. E bëmë 6% tvsh, është më e ulëta në Evropë dhe rajon, patjetër solli të ardhura për ju, por nuk solli edhe aq të ardhura për shtetin.
Ju po u shkëlqejnë sytë kur kujtohet sa keni fituar me ketë stil. Tirana është e mbushur airbnb, janë të ardhura që nuk deklarohen asgjëkundi, Durrësi ka plot airbnb, Vlora është e mbushur.
Ne e kemi lënë me vetëdijes, që njerëzit të akumulojnë të ardhura dhe ndërkohë hoteleria të rritet”, theksoi ai.
Gjatë takimit me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit në Durrës, Rama u shpreh se do vijojnë projektet dhe investimet për qytetin bregdetar.
“Do vazhdojmë investimet në Durrës. Ka marrë një volum të madh investimesh deri tani.
Çfarë kemi bërë dhe çfarë mund të bëjmë së bashku për turizmin është diçka historike dhe e kemi të gjithën ne në dore që ta bëjmë dhe të kemi përfitimin”, theksoi Rama./abcnews.al