U qëllua me tre plumba/ Ky është 58-vjeçari i ekzekutuar në Vlorë, kamerat fiksojnë autorin e maskuar

schedule10:00 - 28 Prill, 2025

schedule 10:00 - 28 Prill, 2025

VLORË– Detaje të tjera janë zbuluar nga Policia e Vlorës mbi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku u ekzekutua 58-vjecari Renato Hoxhaj. Një prej kamerave te sigurisë ka arritur të filmoje autorin e kamufluar me kapele dhe mbuluar me shall për të mos zbuluar fytyrën.

Nga kamera shihet se autori ka ardhur nga kodra pas banesës se 58-vjecarit. Sipas informacioneve nga policia në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja te goditura nga një armë tip pistolete 9 mm.

Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Deri me tani kamera e sigurisë ka filmuar autori, i cili është larguar po nga e njëjta rruge pranë “Kodra se Kuzumbabasë”.

Grupi hetimor po mbledh kamerat edhe në zonën përreth me qellim për të mbledhur te dhëna qe mund të çojnë në identifikimin e autorit.

Policia deri me tani ka shoqëruar 5 persona, por dëshmitë e tyre nuk kanë dhënë deri më tani detaje që mund të ndihmojnë grupin hetimor për ngjarjen.

Bashkëjetuesja e viktimës është shprehur para grupit hetimor se nuk di që 58-vjeçari të ketë patur konflikt. Ajo ka theksuar se ka dëgjuar te shtënat, por duke menduar se ishin fishekzjarrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!