Do të rikthehemi: Trump bën paralajmërimin e fortë ditën e largimit

schedule15:50 - 20 Janar, 2021

schedule 15:50 - 20 Janar, 2021

Në fjalimin e mbajtur për herë të fundit si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u shpreh se në një farë mënyrë ai dot të kthehet serish.

Ndërsa fliste nga baza ajrore “Andrews”, Trump i cili refuzoi që të lexonte tekstin e parapërgatitur nga ndihmësit e tij, Trump nuk e përmendi me emër pasuesin e tij Joe Biden.

Megjithatë,a i foli për të mirat që, sipas tij, ka arritur të përmbushë në 4 vite si president.

 

 “Ishin 4 vite të mrekullueshme, kemi bërë aq shumë gjëra bashkë. Dua të falenderoj familjen, miqtë dhe të gjithë të tjerët. Njerëzit nuk e dinë se sa shumë ka punuar kjo familje. Mund të kishte pasur një jetë shumë më të lehtë. Ishte diçka shumë e veçantë”, tha Trump.

“Nuk ishim një administratë e zakonshme. Rregulluam ushtrinë dhe veteranët. Ulëm taksat. Shpresoj të mos i rrisin taksat, por nëse e bëjnë, ju pata thënë. Prandaj patëm edhe shifra kaq të mira në punësim. Po të mos ishim goditur nga pandemia do të kishim pasur shifra të jashtëzakonshme. Deri në shkurt kishim shifrat më të mira ndonjëherë. Vaksina ishte një mrekulli e mjekësisë. E bëmë për 9 muaj, në vend të 9 viteve. Muajt e ardhshëm do të shihni shifra të jashtëzakonshme në ekonomi. Kemi punuar shumë. Kemi lënë gjithçka në fushë. Ka ende shumë gjëra për të bërë. Gjëja e parë është të kujtojmë viktimat e virusit kinez.

Jeni të mrekullueshëm. Ky është një vend madhështor. Ishte nderi dhe privilegji im më i madh që të isha presidenti juaj. Do të luftoj gjithmonë për ju, do të shoh, do të dëgjoj dhe ju them që e ardhmja e këtij vendi do të jetë e shkëlqyer. I uroj kësaj administrate sukses dhe mendoj se do t’ia dalin. Kanë një bazë spektakolare nga t’ia nisin. Në një lloj forme, do të kthehem. Shihemi së shpejti”. s.b/