Do të na shpëtojë karantinimi nga COVID-19? Specialisti i sëmundjeve Infektive tregon pse është i rëndësishëm investigimi epidemiologjik

schedule19:44 - 31 Mars, 2020

schedule 19:44 - 31 Mars, 2020

Arjet Gega, specialisti i sëmundjeve Infektive në një lidhje më “ABC News” ka folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

Gega theksoi se në SHBA piku i sëmundjes mund të arrihet pas 10 apo 15 ditësh. Gjithashtu ai u shpreh se është vështirë të llogaritet efekti i masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Numrat pritet të rriten, se sa do të ndikojnë masat e marra kjo vlen të shihet më tej”, u shpreh ai.

Përse ka një aplikim të frymëmarrjes së drejtuar?

Gega: Pas intubimit, menaxhimi i ventilimit është i ngjashëm. Pacientët duhet të intubohen herët. Deri tani kemi pasur dy viktima në spitalin ku unë jam dhe mund të ketë shumë më tepër në të ardhmen. Pajisjet në Shqipëri nuk i njoh, ndërsa në botë janë standarde.

Në disa raste kemi përdorur medikamente eksperimentale. Mënyra se si mbështetet pacienti është shumë i rëndësishëm.

I rëndësishëm është oksigjeni, ventilimi është një afrim multidisiplinar”, u shpreh ai.

Do të na shpëtojë nga koronavirusi karantinimi? Mjafton vetëm kjo, sa efikase është kjo metodë. Çfarë duhet krahas kësaj?

Gega: Kryesore është distancimi social, kujdesi ndaj higjienës. I rëndësishëm do të jetë edhe imuniteti që do të krijojnë njerëzit. Do ta vendosja theksin tek investigimi epidemiologjik dhe testimi i mirëfilltë.

Në këtë fazë të karantinës që jemi, kush do të ishte masa më efikase?

Gega: Shumica e pacientëve që kam sot në spital e kanë marrë sëmundjen dy apo tre javë më parë. E rëndësishme është të bëhet testimi i personave që kanë simptoma dhe ata që kanë qenë në kontakt me personat e prekur.

 Testimi masiv do të tregojë numrat e vërtetë dhe në bazë të saj do të merren masa. Mund të them se kjo epidemi do të jetë shumë më e madhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!