Do shkoni në plazh këtë fundjavë? Moti ka surpriza të dielën

schedule13:12 - 3 Korrik, 2020

schedule 13:12 - 3 Korrik, 2020

Pavarësisht pandemisë, një pjesë e mirë e shqiptarëve zgjedhin bregdetin gjatë fundjavave për të hequr lodhjen e ditëve të punës, por ndodh që në disa raste përballen me surpriza të pakëndeshme të motit.

Nisur nga kjo, abcnews.al në bashkëpunim me Meteoalb fut sot rubrikën e re të parashikimit të motit për zonat bregdetare gjatë fundjavës për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve që zgjedhin bregdetin.

Siç raporton Meteoalb, moti pritet të jetë i përshtatshëm për plazh gjatë ditës së nesërme në të gjitha plazhet e vendit me temperature maksimale që arrijnë deri në 37-38 gradë celsius, por surprizat fillojnë të dielën.

Gjatë të dielës parashikohen prezenca vranësirash në breg, me reshje që pritet të vërehen fillimisht në bregdetin e jugut dhe më pas në pjesën tjetër të zonave bregdetare. /abcnews.al