Do mbyllen portalet e rublave/ ABC News zbulon dokumentin e mazhorancës. Luftë frontale influencës ruse

schedule15:17 - 1 Prill, 2024

schedule 15:17 - 1 Prill, 2024

TIRANË- Shqipëria do të luftojë dezinformimin, duke bërë edhe ndryshime ligjore përmes të cilave do të  mbyllur mediat tradicionale si: televizionet dhe radiot, apo edhe portalet dhe llogaritë në rrjetet sociale të kompanive apo individëve të cilët manipulojnë publikun.

Ky dokumenti i mazhorancës, vjen pas marrëveshjes që qeveria shqiptare firmosi me sekretarin Blinken në muajin shkurt.  Në të specifikohet, se Komisioni i Posaçëm duhet të kryejë një analizë të plotë të situatës, veçanërisht financimet e fushatave zgjedhore, si dhe financimit të të gjithë individëve dhe platformave që të informimit publik.

Pas kësaj analize, Komisioni i Posaçëm duhet të propozojë ndryshime ligjore për të forcuar rregullat e funksionimit të mediave, duke lejuar deri në mbylljen e këtyre llogarive shpifëse apo manipuluese.

“Veçanërisht në drejtim të rritjes së përgjegjshmërisë së platformave dhe mediave sociale për të klasifikuar përmbajtjet e lajmeve/informacioneve që shpërndahen nga robotët, duke rishikuar algoritmet … si dhe pa cenuar lirinë e shprehjes, për të mbyllur llogaritë e personave/subjekteve që përfshihen në sjellje të koordinuara jo-autentike në internet ose aktivitete të paligjshme që synojnë minimin sistematik të proceseve demokratike ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes”.

Përpos mbylljes së kanaleve dezinformuese, qëllim tjetër i këtij komisioni do të jetë mbyllja e të gjitha portave që sjellin para të errëta, sidomos në fushatat zgjedhore.

“Komisioni i Posaçëm, duhet të vlerësojë dhe masat ligjore për kufizime të forta në burimet e financimit, duke patur në konsideratë se aktorët e huaj kanë gjetur mënyra të ligjshme dhe të paligjshme për të anashkaluar detyrimet ligjore dhe kanë ofruar mbështetje të fshehtë për aleatët e tyre duke marrë hua në bankat e huaja, duke ofruar në natyrë sende me vlerë, përmes marrëveshjeve të blerjeve dhe atyre tregtare, përmes kompanive guaskë, përmes organizatave jofitimprurëse, përmes donatorëve të lëvizjeve qytetare, përmes teknologjive në zhvillim që ofrojnë anonimitet, përmes reklamave në internet, përmes mediave ekstremiste online dhe përmes lehtësimit të aktiviteteve financiare”

Pranë Komisionit të Posaçëm do të ngrihet një grup ekspertësh, me përfaqësues të Presidencës, Ministrisë së Brendshme, të Mbrojtjes, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Drejtësisë. Shërbimit Informativ Kombëtar, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Autoritetit të Mediave Audio-Vizive, etj./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!