“Do ketë forca sigurie nga Holanda dhe Italia”, Duka: Conference League sjell në Tiranë legjendat e futbollit

schedule20:25 - 20 Maj, 2022

schedule 20:25 - 20 Maj, 2022

Për finalen e Conference League që do të luhet në “Arenën Air Albania” do të vijnë në Shqipëri forca sigurie nga Holanda dhe Italia.

Kështu u shpreh mes të tjerash në Radarin Informativ në Abc presidenti i FSHF Armand Duka teksa foli për përgatitjet dhe masat e marra nga autoritetet tona dhe nga UEFA.

Për të ruajtur rendin dhe sigurinë, do të vijnë forca sigurie nga Holanda dhe Italia”, tha Duka.

Duka shtoi se finalja “mund t’i sjellë vendit mbi 100 milionë euro”.

Ai u pyet edhe për rritjen e çmimeve të hoteleve për shkak të fluksit të lartë të tifozëve që pritet të mbërrijnë në vendin tonë.

“Sa i përket hoteleve ka pasur dhe media të tjera shqiptare dhe jo që kanë kritikuar Shqipërinë për rritjen e çmimeve. Por zakonisht kur kërkesa është më e madhe se oferta rritja e çmimeve ndodh kudo”.

“Kostot janë të jashtëzakonshme. Nëse do shkoni në stadium sot janë 300 veta që po punojnë. Kostot janë shumë më të mëdha se të ardhurat që krijon stadiumi. Shpenzimet mbulohen përmes të ardhurave nga sponsorat. Stadiumi është dorëzuar që në datë 15 te UEFA dhe çdo njeri që hyn në stadium do jetë i pajisur me leje dhe bexh. Lokalet aty janë mbyllur”.

Për të parë ndeshjen do të vijnë disa legjenda të futbollit ndër vite.

“Ka shumë vipa që do vijnë, duke filluar nga presidenti i UEFAS federatash, ish futbollistë të njohur. Ish kapiteni i Rimës Francesco Todi, ish legjenda portugeze Luis Figo…”

/abcnews.al