Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar masa të rrepta për qytetarët të cilët nuk u binden rregullave të karantinës. Kreu i qeverisë i cilësoi si “tradhtarë lufte” qytetarët që shkelin urdhrin e ndalimit të lëvizjes. Sipas Ramës këta persona janë pakicë, por që përbëjnë një rrezik të madh.
Sipas kryeministrit këta qytetarë që shkelin urdhrin e karantinës do të ndëshkohen rëndë, duke mos përjashtuar as pensionistët, te cilet nuk do te kene rimbursim te ilaceve. Kryeministri theksoi se këta shkelës do të fotografohen, ndërs anë terren do të jetë policia dhe ushtria, madje duke përdorur edhe forcën, apo ujë dhe gaz lotsjellës.
“Qendrimi apo ecja me të tjerë nuk do të tolerohet më dhe nuk do të mjaftojë me me gjoba dhe këshilla. Policia do të mbikqyrin çdo lagje në Tiranë dhe Durrësit, që është zonë e kuqe si dhe çdo zonë urbane të këtij vendi, duke ju fotografuar cdo njeri që merr diell, apo luan domnino.
Këta individë do ta paguajnë shtrenjtë. Çdo thyerje e ligjit të luftë s’do të ketë pasoja të rënda. Do t’u mohohet cdo lloj ndihme financiare për 1 vit, cdo lloj burse për studentë. Qoftë edhe nëse janë pensionistë, me vjen keq, por edhe ata do të penalizohen. Një pakicë të pabindurish, por janë të mjaftueshëm për të marrë në qafë popullin do të cilësohen “tradhtarë lufte”.
Të gjitha forcat e rendit janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet që përdoren në rast të shkeljes së ligjit. Unë e mbështes pas asnjë rezervë këtë vendim të policisë së shtetit. Kush se ka marrë vesh akoma me të mirë që kjo është një luftë botërore, do të duhet ta marrë vesh me pahir”, tha Rama.
Po ashtu Rama njoftoi sot se edhe gjatë javës së ardhshme lëvizja do të jetë nga ora 05:00-13:00./abcnews.al