KQZ bëri thirrje ditën e hënë që partitë politike të dërgojnë komisionerët e tyre për zgjedhjet e 30 Qershorit. Por Sekretari për Çështjet Ligjore i PD-së, Çlirim Gjata tha se dërgimi i komisionerëve është shkelur në KQZ historikisht.
I pyetur nëse ky është hapi i parë drejt bojkotimit të zgjedhjeve, Gjata tha se gjërat do të vijnë gradualisht. Sipas tij, akoma nuk është vendosur për bojkotin e zgjedhjeve, por kur të dërgohen komisionerët në KQZ do të dërgohen edhe për zgjedhjet vendore edhe për ato parlamentare tha Gjata.
Çlirim Gjata: Gjërat po vijnë gradualisht. Ajo që kemi bërë si opozitë është djegia e mandateve. Kemi vënë kushtet përkatëse si të ndërhyhet politikisht pra me largimin e Ramës, rrëzimin e regjimit, qeveria tranzitore. Këto pastaj ço komisionerët edhe në rastet më normale është shkelur në KQZ historikisht ka pasur vonesa. Gradualisht do bëhen zgjedhjet e parakohshme politike parlamentare, edhe zgjedhjet vendore, por gradualisht.
Mirela Milori: Do bëhen para Qershorit?
Çlirim Gjata: Nuk mund ta them këtë. Janë probleme teknike. Platforma jonë është ne jemi qytetarë që së bashku qindra mijëra qytetarë që kërkojmë rrëzimin e këtij regjimi dhe krijimin e një rruge të re drejtë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo është platforma. Nuk mund të themi që është vendosur bojkoti i zgjedhjeve. Tani për tani s’kemi çuar komisionerë sepse do shikohen gjërat. Kur të çojmë komisionerët do çohen edhe për politiket edhe për vendoret. Do bëhen zgjedhje. Nuk themi që nuk do bëhen zgjedhjet.
Ndërkohë, Gjata tha gjithashtu në “Mbrëmje Ide” në ABC News se brenda PS-së janë në tavolinë 5 emra për kryeministër.
“Janë nja 5 emra socialistë në tavolinë në tavolinë për kryeministër. Unë më shumë i dëgjoj nga gazetarët nga deklaratat e ndryshme, që kanë parë që po u ikën partia”, tha Gjata.
Për sa i përket zgjidhjes së kësaj situate, Gjata tha se ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve është i mirëpritur, por gjithashtu ai vlerësoi dhe qëndrimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ndërsa për protestën e paralajmëruar për të enjten, Gjata tha se do të ketë surpriza.
“Ka surpriza! Pas kësaj, protesta të tjera në tërësi surprizë. Do të shohim. Do ketë surpriza”, tha Gjata./abcnews.al

