“Do bëhet më mirë”, Basha në Durrës: Sot energjia në kolaps për shkak të korrupsionit

schedule10:35 - 26 Shkurt, 2021

schedule 10:35 - 26 Shkurt, 2021

Lideri i Opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takim me bizneset në Durrës, duke u njohur nga afër me sfidat e sipërmarrësve.

Gjatë bashkëbisedimit me pronarin e një fabrike në qytetin bregdetar, Basha shpalosi planin e PD për ta kthyer ekonominë dhe biznesin në rrugën e normalitetit dhe rimëkëmbjes.

Basha gjithashtu u shpreh se sot energjia ndodhet në kolaps për shkak të korrupsionit.

“1 mijë zyrtarë të shtetit që rrinë me vula në xhep. Turp i zotit. As në kohët e Tanzimatit s’ka qenë kështu.  As në kohët e, ç’të them ?! As në Mesjetë nuk ka qenë që 1 mijë zyrtarë të shtetit, funksionarë të shtetit  mbajnë vula në xhep, që me çdo hap që hedh , me çdo frymë që merr, me çdo lugë që fut në gojë , thotë shteti prit. Prit këtu, prit aty. Lëre këtë autorizim aty. Gjëja e parë që do bëjmë  është thjeshtimi i kësaj.

Energjia është gjithashtu prioritet. Energjia ka qenë prioritet prej dekadash, për çdo ekonomi  që ka bërë përpara dhe çdo ekonomi që  duhej të bëjë përpara, energjinë duhet ta ketë  a , b , c-në. Duhet ta ketë bazament. Në qoftë se ti energjinë e ke në kolaps siç e kemi sot ne, harroje që mund të ecim përpara. Dhe ne kemi kolaps pikërisht  për shkak të këtij mentaliteti dhe korrupsionit që dikton ky mentalitet”, tha Basha.

Kryedemokrati tha se ndryshimi me Partinë demokratike do të jetë shumë i shpejtë dhe se përfituesi i parë do të jetë edhe vetë shteti.

“Eliminimi i autorizimeve, i këtyre zyrtarëve anonim që vijnë vërdallë dhe ju pengojnë punën tuaj do jetë hapi jonë i parë në kuptimin e reformës shtetërore administrative. Hapi i dytë është që ne do të subvencionojmë qoftë përmes lehtësirave fiskale por edhe subvencionime të drejt për drejta në mënyrë që kjo energji diellore të na kthehet në energji elektrike dhe të komplementojë energjinë hidrike.

Kush do jen përfituesit? Përfituesi i parë do jetë vet shteti që është akoma pronari i KESH-it, i OSHE, i OST, i gjithë sistemit aktual të prodhim distibuimit. Pse? Kjo do na japë mundësin ne që energjinë e prodhuar nga uji ta shesim në kuotën më të lartë mundësisht në eksport. Po kështu përfiton konsumatori shqiptar, sepse në momentin që ti diversifikon prodhimin, gjëja e parë që përfitojnë është do ulet çmimi i energjisë dhe e treta është përfitimi i atyre që do punësohen në këtë sektor, qoftë sa i përket ca do të përdoren brenda, qoftë sa i përket se çfarë do të eksportohet dhe ky vend ka mundësi të eksportojë, të eksportojë energjinë, të eksportojë dhe panelet e energjisë. Ne kemi për qëllim që të jeni konkurrentë, të jeni konkurrente dhe të shisni,” tha më tej Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!