Djali 3 javësh mori nënën nuse, historia e veçantë e shqiptares në Itali: Zgjodha të kem tim bir në dasmë, kujtim i paharruar!

schedule09:10 - 30 Nëntor, 2023

schedule 09:10 - 30 Nëntor, 2023

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Ina Muça nga Divjaka ka rrëfyer historinë e veçantë të saj nga njohja me bashkëshortin, dasma dhe ardhja në jetë e djalit të saj Noy.

E veçanta e kësaj historia është fakti se në dasmën e tyre djali ishte vetëm 3 javësh.

Ina Muça ka treguar se është shumë e lumtur, ndërsa ka folur edhe marrëdhënien e afërt me gjyshen e saj.

“Na ka zbukuruar jetën, siç erdhi plot dashuri ashtu edhe po rritet. Gjithçka ndodhi pa planifikim për djalin. Pasi kishim planifikuar dasmën, morën lajmin për shtatzëninë. Nuk e llogaritëm që do të lindja vetëm pak ditë para dasmës. Zgjodha të kem tim bir në dasmë dhe të krijoj një kujtim të paharruar”, ka treguar ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!